“Shqiponjat” fluturojnë mbi Kullën e Jasharëve për 28 Nëntor VIDEO

Mëngjesin e 28 nëntorit disa paragllajdistë, me flamurin kuq e zi, fluturuan mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Këto momente të jashtëzakonshme i kapi në fotografi fotografi Sefer Aliqkaj.

Fotografitë e tij u shpërndanë edhe nga kryetari i Skenderajt dhe djali i Hamëz Jasharit Bekim Jashari.

“Pamje e jashtëzakonshme dhe madhështore nga fluturimi i paragllajdistëve mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Lavdi dëshmorëve të Lirisë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Në Prekaz, gjatë ditës së sotme, kanë bërë homazhe udhëheqësit politikë dhe shumë qytetarë.