Shqipja rikthehet në program dhe akuzon Tean: Dola nga Përputhen për fajin tënd

Shqipe Hysenaj është rikthyer në Përputhen derisa programi po rikthen konkurrentërt e parë për të sqaruar tema të pashlyera gjatë kohës që ishin në emision.

Ajo ishte ndër konkurrentet më aktive edhe pas përjashtimit të saj pas fjalorit të përdorur në studio.

Gjatë hyrjes është transmetuar klipi i saj i parë në program, të cilin ajo e komentoi se kishte lënë nam,  duke qeshur.

“Kam lënë nam, kur je brenda është pak e vështirë, emocionet të kaplojnë trupin nuk di si të veprosh, normal kur je shumë e sikletosur bllokohem, eksploziv bombë me sahat”, tha ajo.

“Çdo gjë që kam dashur të them brenda e thashë jashtë, nëse e mbani mend largimi im nuk ishte normal dhe u bë shkak Tea pak a shumë”, tha Shqipja.