Në Tiranë

Shqipëria shteti i parë i Ballkanit Perëndimor ku BE-ja organizon Samit

Shqipëria do të bëhet të martën, shteti i parë i Ballkanit Perëndimor, në të cilin Bashkimi Evropian organizoj një samit. Samiti i BE-së në Tiranë, do t’i bëjë bashkë krerët kryesor evropian dhe ata të Ballkanit. Deri një ditë para takimit, në mëdyshje për pjesëmarrje ishte Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq, i cili megjithatë ndërroi mendje pas vizitës në Beograd të të dërguarit Special të BE-së për Dialogun, Miroslav Lajcak.

Tirana do të jetë të hënën nikoqire e samitit të parë të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Kështu, Shqipëria do të pres krerët kryesor evropian, si dhe ata të fqinjëve ballkanik.

“Shumëkush e ka quajtur këtë samit historik dhe në të vërtetë është kështu, sepse për herë të parë të gjithë drejtuesit e Bashkimit të Parë do të mblidhen në Ballkan dhe për herë të parë do të mblidhen në Tiranë. Kështu që nga kjo pikëpamje është një tregues që vëmendja e BE-së është e shtuar për Tiranën, Shqipërinë, por mbi të gjitha për rajonin në përgjithësi”, ka thënë Erli Murati – Analist.

Analisti nga Shqipëria, Erli Murati thekson organizimi i samitit në Shqipëri, është një lloj vlerësimi i BE-së për shqiptarët.

“Nëse Bashkimi Evropian ka vendosur ta organizoj samitin në Tiranë, është më pak meritë personale e kryeministrit Rama, por më shumë një meritë që i jepet popullit shqiptar në dy anët e kufirit që shqiptarët janë një komb që sheh kah Evropa”, ka sqaruar Erli Murati – Analist.

Dilema për pjesëmarrje, shfaqi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuqiq.

Megjithatë, ato duket se ia hoqi i dërguari Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajcak, i cili qëndroi gjatë ditës në Beograd.

“Sigurisht do të ketë disa përfitime nga shkuarja ime në Tiranë. Nëse nuk do të shkoja, do të kishte dëme të mëdha për vendin tonë. Emocioni ndonjëherë e pushton njeriun dhe nuk di si të reagosh kur dikush vazhdon të prodhojë kriza për muaj të tërë. Të ndodh, jam njeri i gjallë. Në të njëjtën kohë, gjithçka që thashë është e vërtetë. Sepse nuk jam, edhe pse shumëkujt i dukem, as budalla, as i dehur e as i çmendur” , ka thënë Aleksandar Vuqiq – President i Serbisë.

Kosovën në këtë samit do ta përfaqësoj Presidentja Vjosa Osmani.

Osmani dhe Vuqiq, sipas analistit Artan Muhaxhiri, do të përballen edhe me presione rreth dialogut.

“Do të jetë një shans shumë i mirë që Kosova të dëshmohet si pjesë konstruktive e të gjitha planeve evropiane që kanë të bëjnë me rajonin tonë…Edhe çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, respektivisht kërkimi i rrugës për arritjen e marrëveshjes finale do të jenë pjesë e diskutimeve dhe besoj se do të ketë presione konstruktivë”, ka theksuar Artan Muhaxhiri – Analist politik.

Temë kryesore që do të diskutohet në samitin e BE-së në Tiranë është agresioni rus në Ukrainë./RTV Dukagjini/