Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me koronavirus, duke e çuar në 1 mijë e 263 numrin e përgjithshëm të të prekurve.

Sipas vendbanimeve, 8 raste në Tiranë, 6 raste në Shkodër, 3 në Kamëz.

Rastet e konfirmuara janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive dhe disa raste të reja në Tiranë dhe Shkodër janë në proces hetimi.

Në 24 oërt e fundit janë testuar 19 persona personel shëndetësor, nga të cilët 3 kanë rezultuar pozitiv, ndërsa një është shëruar.

Ministria e Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm për respektimin e distancës fizike me njëri-tjetrin, evitimin e kontakteve, shtrengimit të duarve dhe përqafimeve, ruajtjen e higjienës personale.