Shqipëria publikon bilancin ditor, rritja e testimeve për koronavirus sjell më shumë viktima dhe raste të reja

Brenda 24 orësh, në Shqipëri kanë vdekur katër persona dhe janë regjistruar 155 raste të reja me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 847 teste në total nga të cilët 155 kanë rezultuar pozitivë.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 4 persona, ndërsa janë shëruar 58 të tjerë.

Aktualisht, në spital ndodhen 121 persona, nga të cilët 19 ndodhen në terapi intensive, ndërsa 7 ndodhen në intubim.