Shqipëria nuk i pranon mjekët nga Kosova për të marrë vaksinën anti-COVID pa miratimin e Ministrisë së Shëndetësisë

Autoritetet shëndetësore nuk do të pranoojnë më asnjë mjek nga Kosova për t’u vaksinuar me vaksinën anti-COVID, pa miratimin nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë.

Kështu deklaruan për Radio Televizionin e Kosovës, ekipet mjekësore në Kukës.

Sipas tyre pa ndonjë shkresë zyrtare asnjë mjek nga Kosova nuk do të mund të vaksinohet.