Edi Rama

Rama i del në ndihmë Kurtit, kërkon që Shqipëria t’i japë rrymë Kosovës për Vit të Ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me krizën energjetike që po kalon Kosova.

Rama ka njoftuar se ka kërkuar nga Ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike gjatë ndërrimit të motmoteve.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”, ka shkruar Rama.

Në Kuvendin e Kosovës aktualisht është duke u diskutuar për vendimin e Qeverisë për masat emergjente në lidhje me krizën energjetike në vend.