Shqipëria e dyfishon epërsinë ndaj Kosovës

Ekipi kombëtar U21 i Shqipërisë e ka dyfishuar epërsinë kundër Kosovës U21, në ndeshjen kualifikuese për Euro 2021 që po zhvillohet momentalisht në Elbasan.

Shaqir Tafa shënoi për 1:0 për kuqezinjtë në minutën e 76-të.

Vetëm pesë minuta më vonë, Arbnor Muçolli shënoi për 2:0 pas një gabimi në mbrojtjen e dardanëve.

loading…