Forca ushtarake

Shqipëria e 90-ta në botë për fuqinë ushtarake, po investon për t’u forcuar

Shqipëria renditet sot në vendin e 90-të, sa i përket fuqisë ushtarake. Në këtë pozitë e vendos instituti, “Global Firepower”, i cili vlerëson kapacitetet luftarake, numrin e trupave ushtarake, financat, teknologjinë e artilerisë dhe aftësitë logjistike.

Në rajon, vendi ynë renditet i dyti pas Serbisë, dhe lë pas gjithë shtetet e tjerë në hartën e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, inaugurimi i bazës në Kuçovë si dhe dronët “Bayraktar”, të njohur për efikasitetin dhe teknologjinë e tyre të avancuar, janë një sinjal pozitiv në fushën e mbrojtjes në Shqipëri. Këto investime pritet të përmirësojnë edhe pozicionin e vendit tonën në indeks mes vendeve të botës.

Sipas indeksit, Shqipëria renditet në vendin të 113-të mes 145 vendeve në total sa i përket buxhetit të mbrojtjes. Fondi për mbrojtjen këtë vit arrin në 500 mln dollarë, me rritje të ndjeshme në raport me vitet paraardhëse.

5 vjet më parë, shpenzimet nga buxheti për mbrojtjen ishin sa 0.7% e PBB-së, ndërsa këtë vit ato arrijnë në 1.8%, sinjal ky që tregon se Shqipëria po forcon ushtrinë dhe po përmbush detyrimin e NATO-s për të rritur shpenzimet në nivelin 2% të PBB-së.

VIDEO BONUS: Hapet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, avionët ushtarakë mes tyre edhe dronët “Bayraktar” fluturojnë