Shqipëria do të pranojë mbi 15 mijë doza të Pfizerit

Autoritetet në Shqipëri njoftuan se të hënën në mbrëmje do të pranojnë 15.210 doza të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë amerikane Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Orgeta Manastirliu, njoftoi se me këtë kontingjent të ri do të përfundojë vaksinimi i stafit mjekësor dhe do të vazhdojë vaksinimi i personave mbi 80 vjeç.

“Brenda dy javëve të para të marsit pritet të mbërrijnë edhe 14.400 vaksina të AstraZenecas, me të cilat do të vijojmë vaksinimin, duke pasur prioritet mësuesit”, tha Manastirliu.

Shqipëria, pothuajse në baza javore, po pranon kontingjente të dozave të vaksinës së Pfizer-it.

Deri më tani, Tirana zyrtare ka pranuar 17.355 doza të vaksinës së Pfizer-it.

Fushata e vaksinimit në Shqipëri nisi më 11 janar.