Shqipëri, protestë kombëtare e studentëve: Qeveria sot ka afatin e fundit

Studentë nga të gjitha rrethet i janë bashkuar sot protestës së studentëve në Tiranë, protestë që ka një javë që ka nisur.

Në Shkodër, Vlorë dhe Elbasan studentët kanë bojkotuar mësimin për të marrë pjesë në këtë protestë masive.

Protestës i janë bashkuar edhe gjimnazistë të shumtë, transmeton tch.

Ora 16:00 e ditës së sotme është afati i fundit që studentët i kanë vënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.