Shqipëri: Pesë të vdekur dhe 100 raste të reja nga COVID 19

Shifra të qëndrueshme të të infektuarve me Covid prej ditësh janë shënuar në Shqipëri. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar të infektuar me Covid 100 raste të reja dhe kanë humbur jetën 5 persona.

Sipas ministrisë së shëndetësisë gjatë orëve të fundit janë  kryer 1867 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 100 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.

Ndërkohë kanë humbur jetën 5 qytetarë: 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55 – 86 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Gjithashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.