Shqipëri, një i vdekur dhe 606 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka bërë të ditur se një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, si dhe janë shënuar 606 raste të reja.

Ndërsa, janë shëruar 524 persona, kurse aktive me koronavirus janë 3,664 raste.

Shqipëria deri më sot ka regjistruar 325.641 raste pozitive, prej tyre 318.400 janë shëruar, ndërsa kanë vdekur 3,577 persona.