Shqipëri: Dyshohet se blinin vota, momenti kur numërohen paratë në makinë

Përfaqësues të Partisë Demokratike bllokuan në Maqellarë të Dibrës një makinë, që sipas tyre shpërndante para për të blerë votën në zgjedhjet e 25 prillit.

Mbështetësit e PD kërkuan që të hapej makina, gjë e cila u refuzua nga drejtuesi i saj. Makina është kontrolluar pas urdhrit të Prokurorisë dhe brenda është gjetur një shumë parash.

Kreu i Policisë së Dibrës kanë dërguar në vendngjarje edhe forcat speciale, të cilat po numërojnë shumën e parave të gjetur në mjet.

Deri më tani ende nuk janë bërë të ditur identitet e personave që posedonin këtë shumë parash.