Shqipëri, 5 të vdekur dhe 234 raste të reja me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2,862 testime nga të cilat 234 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, duke pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan vetëm 125 raste.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me coronavirus edhe 5 persona, ndërsa 634 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.

Aktualisht në spitalet COVID-19 në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Statistika (13 Prill 2021)

Raste të reja ditore        234

Të shëruar në 24 orë     634

Të shtruar në spitale      192

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                2862

Testime totale            594,452

Raste pozitive             128,752

Raste të shëruara        98,903

Raste Aktive                 27,523

Humbje jete                  2,326