Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti-Selimi ka rikutjuar se Partia Demokratike e Kosovës, dikur, e bllokonte Kuvendin me anë të Flora Brovinës.

Sipas saj, duhet të ketë një vullnet politik dhe marrëveshje për funksionalizmin e plotë të institucioneve.

“Për “gardianët” e Kushtetutës

E njëjta Kushtetutë ishte edhe në vitin 2014, kur për 183 ditë (6 muaj) PDK-ja nuk thërriste seancë pa marrëveshje.

PDK-ja, përmes deputetes më të vjetër, e bllokonte Kuvendin.

Sot na duhet vullnet politik dhe marrëveshje e të gjitha palëve për funksionalizimin e institucioneve”, ka shkruar ajo.