Shqipe Pantina tregon arsyet pse e pranoi ftesën e Lumir Abdixhikut

Ish-deputetja e LVV-së, Shqipe Pantina, nga sot është pjesë e LDK-së. Në një postim në profilin e saj në Facebook, Pantina ka treguar arsyet e rikthimit të saj në politikë.

Ajo është shprehur se angazhimi i saj në politikë “çdoherë ka pas synim gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballet vendi ynë, andaj edhe e kam pranuar ketë ftesë dhe kam vendosur të i kthehem sërish politikës aktive”.

Ajo është shprehur e lumtur që i është bashkuar LDK-së.

Postimi i plotë i Pantinës, pa ndërhyrje:

Të dashur miq,

Ndihem e nderuar me ftesën e kryetarit Lumir Abdixhiku të bëhem pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Angazhimi im në politikë çdoherë ka pas synim gjetjen e zgjidhjeve për problemet me të cilat përballet vendi ynë, andaj edhe e kam pranuar ketë ftesë dhe kam vendosur të i kthehem sërish politikës aktive.

LDK sot është bërë adresë ku shumë veprimtarë politikë, të reja e të rinj që duan të kontribuojnë për një të ardhme më të mirë për vendin, familjen dhe veten e tyre, po i bashkohen kësaj partie.

Jam shumë e lumtur të bëhem pjesë e këtij  grupi dhe shpresoj qe më përvojën time profesionale dhe politike të ndihmoj në hartimin e platformës programore që orientim ka zhvillimin e vendit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Na priftë e mbara!