Teksa procesi i numërimit të votave ende nuk ka përfunduar plotësisht, edhe rezultatet janë duke u deklaruar si preliminare dhe jo përfundimtare.

Burime të IndeksOnline pohojnë se deri më tani, kreu i LVV-së, Albin Kurti, ka grumbulluar 220 mijë vota në nivel vendor.

Kurti pasohet nga Glauk Konjufca me 170 mijë vota.

Në vendin e tretë, si më i votuari në listën e koalicionit LVV-Guxo-Alternativa, radhitet Faton Peci, me 84 mijë vota, i ndjekur nga Hekuran Murati që ka grumbulluar 4 mijë vota më pak.

Pas Hekuranit, më e votuara është ministrja Albulena Haxhiu, me 76 mijë vota.

Ajo që është për t’u përmendur ka të bëjë me deputeten Shqipe Mehmeti Selimi e cila deri më tash ka grumbulluar mbi 34 mijë vota.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar, Shqipja, bashkëshortja e Rexhep Selimit, i kishte 18 mijë vota, që i bie dyfishim të votës në këto zgjedhje, shkruan Ballkani.info.

Lista me më të votuarit me radhë është si në vijim:

Xhelal Sveçla – 72 mijë vota;

Donika Gërvalla-Schëarz – 68 mijë vota;

Avni Dehari – 58 mijë vota;

Mimoza Kusari-Lila – 50 mijë vota;

Arben Vitia -40 mijë vota;

Ejup Maqedonci – 38 mijë vota;

Shqipe Mehmeti-Selimi – 34 mijë vota;

Saranda Bogujevci – 26 mijë vota;

Edona Llalloshi – 26 mijë vota;

Mefail Bajqinvoci – 24 mijë vota.

Kujtojmë se votat e siguruara janë preliminare./IndeksOnline/