Së fundmi është shënuar edhe viktima e 33’të nga koronavirusi në Kosovë, me ç’rast doli të jetë një grua 76 vjeçare nga komuna e Prizrenit.

Siç është bërë e ditur nga Klinika Infektive e QKUK’së, pacientja e cila ishte në trajtim në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike, përveç infektimit me Covid-19 kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese, ndërkaq vdiq sot më datë 14 qershor 2020.

Edhe për vdekjen e prizrenasit 71 vjeçar ka njoftuar kjo klinikë e QKUK’së, e cila shtoi se viktima gjithashtu kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot me 13.06.2020, janë të hospitalizuar 32 raste me Covid-19. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid -19 është si vijon; 18 raste janë në gjendje stabile. 12 raste janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, thuhet në njoftim.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 33 pacientë, të cilët kanë qenë të diagnostikuar me Covid-19