Gjatë seances deputeti i VV’së futet në Youtube dhe shikon video si ta lidhë kravatën

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është parë duke e lidhur kravatën gjatë seancës së sotshme të Kuvendit të Kosovës.

Përderisa deputetët ishin duke bërë pyetje parlamentare dhe po diskutonin për probleme me të cilat po ballafaqohet shteti dhe qytetarët, Basha ish i fokusuar vetëm tek rregullimi i kravatës.

Madje ai gjatë seancës e ka hapur llaptopin e tij dhe ka shikuar video në “Youtube”, se si ta rregullojë më shpejtë atë.

Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi nga ky moment.