“Shpresoj të jetë e fundit”: Gjyshja befason të gjithë me dëshirën e saj për ditëlindjen e saj të 94-të

Një gjyshe në SHBA është bërë virale pasi ka bërë një dëshirë të pazakontë, pasi asaj iu prezantua torta e ditëlindjes së 94-të.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Paige Kidder, e cila u duk sikur nuk ishte në një humor festiv.

Dhe kur erdhi momenti i madh, ajo befasoi të gjithë, me “dëshirën” e saj. “Epo, faleminderit shumë … Shpresoj që kjo është ditëlindja ime e fundit”.

Dëshira e zymtë, por tejet zbavitëse u kap nga kamera nga mbesa e saj Pauline e cila ndau videon në TikTok, ku tani është parë miliona herë.

Pauline, nga Arlington, Virxhinia, kishte ftuar disa nga miqtë e saj së bashku në festë të shtonin pak atmosferë, duke pasur parasysh që Pajge tani ka mbijetuar më shumë nga bashkëkohësit e saj.

Duke folur për LADbible, 23-vjeçarja Pauline tha: “Pasi gjyshja ime tha fjalinë e saj tani të famshme”, unë nuk isha aq e tronditur sa miqtë e mi, sepse ajo e kishte thënë këtë edhe gjatë viteve më parë. Të paktën, kjo është ajo që unë dua të besoj është një shaka”.