Shpresë për vizat, deputetja holandeze jep lajmin: Në Holandë po ndryshon mendje

Deputetja holandeze dhe njërit anëtarja e Këshillit Evropian për Marrëdhënie të Jashtme, Kati Piri, ka thënë se disponimi i Holandës rreth integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor ka ndryshuar.

Pas viteve të tëra të bllokadës ndaj zgjerimit të mëtutjeshëm të BE-së si dhe liberalizimit të vizave për Kosovën, duket se qëndrimi holandez po ndryshon. Piri thotë se në parlamentin e Holandës gjërat tani shihen ndryshe.

Kjo është ajo çfarë ka shkruar Piri në rrjetin social Twitter.

Pas vitesh veto holandeze për zgjerimin e BE-së, disponimi po ndryshon në parlamentin :

– të mbështesë kandidaturën në BE të Ukrainës dhe Moldavisë

– të përkushtuar për kandidimin e Gjeorgjisë, pasi të plotësohen kushtet;

– të gatshëm të rishikojnë liberalizimin e vizave për Kosovën;

– mbështetja për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.