Shpjegimi i Isa Mustafës për rritjen e përkrahjes elektorale për Vetëvendosjen

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë opinionin e tij në lidhje me atë se pse është rritur përkrahja për partinë e Kurtit.

Mustafa thotë se tek qytetarët është krijuar një përceptim i tillë, ku pavarësisht ofertave të dhëna nga partitë, ata kërkojnë ndryshim.

Për këtë, ai merr edhe një shembull kur ishin mbajtur zgjedhjet në Prishtinë, në kohën kur ai kishte humbur nga Shpend Ahmeti.

“Nga ajo që unë kam pa dhe vërejmë në politikat tona, është që qytetarët kërkojnë ndryshime, diçka që ata e konceptojnë apo kanë një përceptim të një ndryshimi. Përceptimi i tillë i ndryshimit ka qenë në Prishtinë kur unë kam qenë kryetar i komunës dhe fitoi Vetëvendosja. Ne kishim projektet e gatshme edhe të Termokosit për nxemjet qëndrore sepse atëherë përfundonte, për Ujësjellësin, për ndërtimin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj. Unë iu tregojsha se fabrika është duke u ndërtuar, se ne kemi investuar kemi siguruar kaq milionë nga FMN dhe nga Banka Botërore, dhe ata më pak më nxishin besë mua për atë, sesa një çepi virtual që zoti Shpend Ahmeti e ipte, sepse përceptimi ishte që tash është mirë me u ba ndryshimi, edhe se tjerët mund të ofrojnë më shumë”, thotë Mustafa për lajmi.net.