Shpjegimi i gruas përse i kërkoi burrit t’i blinte tri unaza fejese

Një grua ka tentuar të shpjegojë në rrjetet sociale se përse i kërkoi burrit t’i blinte tre unaza fejese, por të gjitha arsyet sollën zemërimin e publikut.

Gruaja tha se unaza e parë që i shoqi kishte blerë ishte argjend me diamante, ndërsa më vonë bleu dhe një prej floriri dhe një prej floriri rozë me diamante.

Gruaja shkruante në rrjetet sociale : “Jam shumë tekanjoze kur është fjala për bizhuteritë, gjithçka duhet të shkojë me njëra-tjetrën. Kështu që nëse po vishem me argjend, dhe unaza duhet të jetë argjend. Nëse vesh ngjyrë floriri dhe unaza duhet të jetë flori, e kështu me radhë”.

Por anëtarët e grupit të Facebook e quanin “të llastuar” dhe “me kosto të lartë mirëmbajtjeje.”

Megjithase gratë zakonisht marrin vetëm një unazë fejese, gruaja në fjalë kishte mundësinë e zgjedhjes së unazës, sipas mënyrës se si ndjehej atë ditë.

“Kështu pra kam tre unaza fejese. Kam unazën e parë me të cilën ai më propozoi, që është argjend me diamantë, dhe më pas kam atë të floririt dhe të floririt rozë. Nëse burri jot nuk do aq shumë atëherë të duhet një burrë i ri”.

Por komentuesit thonin: “Kjo nuk është dashuri. Kjo quhet e llastuar dhe me kosto të lartë”.

Një tjetër shkruante: “Ngushëllimet e mia… burrit tënd. Unaza nuk ka rëndësi por kuptimi prapa saj. Ti je vetëm një fëmijë e llastuar. Je një pellg i cekët”.