“Shpirti po më digjet me t’pa” A u pendua Stresi për ndarjen?!

Reperi Stresi dhe Keisi ish-gruaja e tij janë ndarë përfundimisht. Madje kjo e fundit është larguar drejt Kandasë, shumë larg Stresit. Këngëtari herë pas here në rrjetet sociale bën postime të ndryshe, ku herë shfaqet sikur është i lumtur pas ndarjes dhe herë duke vajtuar për Keisin.

Së fundmi në Instagram ai ka publikuar një video ku shfaqet duke dëgjuar këngën e Elvana Gjatës “Njësoj”, percjell dosja.

“Shpirti po më digjet me të parë, se shumë vështirë e kam me të fal, sytë që s’po të shohin janë tharë, se jemi ndarë, se jemi ndarë”, janë vargjet e këngës që dëgjon Stresi, që njëkohësisht i këndon ato. Ai shfaqet ndryshe nga herë e tjera dhe padyshim me këtë këngë i përcjell edhe disa mesazhe ish-gruas së tij.

loading…