Shpikësi Francez do të kalojë Kanalin e Anglisë mbi një hoverboard

Shpikësi i Flyboard Air, Franky Zapata, thotë se ka planifikuar të kalojë Kanalin Anglez mbi një hoverboard ditën e Enjte në përkujtim të 110 vjetorit të fluturimit të parë nga Britania në Francë.

Zapata thotë se do të fluturojë mes Sangatte dhe St Margaret Bay, një kapërcim i cili do të marrë 20 minuta me shpejtësi 140 km/h.

Kapërcimi do të jetë një sfidë për shpikësin Francez i cili më përpara kishte thënë se duhen mes 50 deri në 100 orë praktikë vetëm për të qëndruar mbi hoverboardin Flyboard Air.

Ai parashikon që shanset e kapërcimi me sukses të kanalit janë 30%. Vetë hoverboardi përmban pesë motorë turbo secili prej tyre prodhon 250 kuaj fuqi.

Makineria përbëhet nga tre pjesë: bordi, telekomanda dhe rezervuar karbuanti. Me një mbushje të plotë Flyboard Air mund të fluturojë vetëm 10 minuta që do thotë se Zapata duhet të ndalet në gjysmën e rrugës për një rimbushje.

Në 2016-ën Zapata vendosi një rekord botëror për fluturimin më të gjatë me një hoverboard në një distancë prej 2,252 metrash në Francën Jugore. Kanali i Anglisë është 10 herë më i gjatë sesa kjo distancë.

Në të kaluarën Zapata është përplasur më parë në ujë. Edhe pse incidenti theu të gjitha pjesët elektronike të Flyboard Air, Zapata shpëtoi për mrekulli.

loading…