Shpëtoni jetën! Ç’duhet të bëni nëse ngufateni, kur nuk qëllon askush afër t’ju ndihmojë! (VIDEO)

Shumica e njerëzve ka dëgjuar për intervenimin e Heimlichov-it dhe e di se si mund t’i ndihmojë personit të cilit i ka ngecur copa e bukës në rrugët e frymëmarrjes apo diçka tjetër.

Mirëpo, ç’duhet të bëni nëse ju jeni ai person dhe në afërsi nuk qëllon askush për t’ju ndihmuar?

1. Uluni në dysheme dhe duart vendosni në pozitë sikur dëshironi të bëni pompa.

2. Hapni duart dhe rrëzohuni me gjoks në dysheme. Rënia shpejt do të dërgojë sasi të madhe ajri në mushkëritë tuaja dhe kështu do të largojë copën e bukës apo diç tjetër i cili pengon rrugët tuaja të frymëmarrjes.

3. Nëse nuk arrini sukses herën e parë, përsëriteni edhe njëherë. Mos iu frikësoni ndjenjës së rënies, sepse fjala është për disa sekonda të pakëndshëm që nuk janë asgjë në krahasim me faktin që mund të shpëtoni jetën tuaj.
https://www.youtube.com/watch?v=Op2TjTQs7X0