Mbrëmjen e së premtes, një person i moshës 40 vjeç i cili tentoi ta lëndoj vetën duke hipur në murin e pendës së liqenit të fshatit Livoq i epërm është shpëtuar nga njësitet ndihmëse të Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, njësitet e ndihmës kanë arritur ta bindin që të tërhiqet nga muri.

“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndoj vetën te penda e fshatit Livoq i epërme, tani njësitet ndihmëse kanë arrit që ta bindin dhe personi është arritur që të tërhiqet nga muri”, ka thënë Hashani.

Hashani po ashtu tha se personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve.

“Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hashani.

VIDEO BONUS: Haliti s’i përjashton koalicionet: Do punojmë për të dalë partia e parë