Shpëtohet kali nga pishina pas zjarrit në Kaliforni

Një banor i Kalifornisë që kthehej në shtëpi pas një zjarri përfundoi duke ndihmuar të shpëtonte një kalë që me sa duket u hodh në një pishinë për t’iu shpëtuar flakëve.

Jeff Hill tha se ai u kthye në lagjen e tij pas evakuimit nga Camp Fire dhe po kontrollonte në shtëpinë e një fqinji kur gjeti kalin në një pishinë në oborrin e shtëpisë.

Banori, i cili u identifikuar me emrin Hill, bashkë me një grup ndihmësish ishin në gjendje të shpëtonin kalin nga gjendja e vështirë.

“Ne u përpoqëm të hiqnim mbulesën e pishinës dhe e tërhoqëm në një zonë më të cekët”, shkroi Hill.