Angli

Shpëtohen pesë dele të bllokuara në kulmin e një shtëpie

Zjarrfikësit në Angli shpëtuan pesë dele që përfunduan të bllokuara në një çati pasi kërcyen nëpër një hendek nga një fushë afër.

Shërbimi i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në West Yorkshire tha në një postim në Twitter se oficeri teknik i shpëtimit iu përgjigj një rasti, ku pesë dele kishin kërcyer nëpër një hendek nga një fushë dhe përfunduan në çati, transmeton Telegrafi.

Pas kësaj, oficeri dhe një banor krijuan një urë të improvizuar në mënyrë që delet të dilnin përsëri në fushë nga çatia.