Shpëtim Selmanaj e ka përkujtuar bashkëluftetarin dhe mikun e tij, Enver Haradinaj në 14 vjetorin e vrasjes.
“Krah për krah me lirinë ke ecë. Në venat që t’ka rrjedhë gjak t’babës e t’nanës, janë ndërtu rrugët e krenarisë, rrugët e uniformave me lara, që t’kanë pasë hije fort. Sot t’ka hije tanë ajo ushtri që e ke pranë, bashkë na e kujtoni se sa e shenjtë është Kosova. Ti o trim nuk na le fjalë pas, na le veç ma të shtrenjtën liri që nisi me 3 shkronja. I rrallë ke qenë, i pëhershëm mbete. Pusho në paqe, Enver Haradinaj”, ka shkruar Selmanaj.
Enver Haradinaj u vra më 15 prill të vitit 2005. Ai është vëllai i kryeministrin Ramush Haradinaj. /Ballkani.info/








