Llapi dhe Suhareka përballen të premtën në ndeshjen hapëse të xhiros së parë në Albi Mall Superligë.

Do të jetë një duel shumë i fortë mes dy skuadrave nga pjesa e epërme e tabelës.

Trajneri i Suharekës, Shpëtim Duro ka folur fjalë të mëdha për Llapin, por edhe për trajnerin Tahir Batatina të cilin e vlerëson jashtëzakonisht shumë.

https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Duro ka thënë për Telegrafin se i pret një sfidë e fortë në Podujevë, ndaj Llapit që e vlerëson si një nga skuadrat kryesore në vendin tonë.

“Llapi skuadër shumë e mirë, pasi i njoh pjesën më të madhe të organikës. Skuadër që është një nga skuadrat kryesore të Kosovës në vitet e fundit. Do të jetë një ndeshje shumë e fortë për tu përballur”.

“Llapi ka një trajner që ka bërë shumë mirë me Llapin këto viteve të fundit, trajner që njeh mirë skuadrën e tij dhe gjithë futbollin e Kosovës”, ka deklaruar Duro për Telegrafin

“E parashikoj një përballje shumë të fortë të premten në Podujevë”, përfundoi Duro.