Veri

Shpërthimi në veri të Mitrovicës – shkaktohen dëme materiale në një shtëpi

Një shpërthim ka është dëgjuar pas mesnate në veri të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për veri, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se dyshohet të jetë shpërthyer një garantë dore.

“Rreth orës 01.00 dyshohet për shpërthim të një granate dore në rrugë në rrugën Perandori Dushan në Mitrovica Veriore. Dëme të vogla materiale në dritare të një shtëpie. Nuk ka lëndime në njerëz”, ka thënë ai.

Elshani ka shtuar se njësitet kompetete policore kanë dal në vend të ngjarjes

“Policia pas konsultimit me Prokuror ka hap rastin shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha ai.