Gjatë mbrëmjes të së enjtes në “Lagjen e Boshnjakëve” në veri të Mitrovicës ka shpërthyer një granat dore kanë bërë të ditur Policia e Kosovës.
“Pas daljes në vend të ngjarjes së ekipit të specializuar dyshohet se kemi të bëjmë me shpërthim të granatës së dorës M75”, ka bërë me dije zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.
Për këtë ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka thënë se ky sulm me granatë dore ka ardhur si kundërpërgjigje ndaj arrestimit të tre serbëve, të cilët dyshohen për masakra e tortura ndaj shqiptarëve në Vushtrri e në Burgun e Smrekovnicës.
Ky shpërthim mori vëmendjen edhe e Bashkimit Evropian, ku zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se janë të shqetësuar për situatën e tensionuar në veri të vendit. Ai në një konferencë për media tha se BE-ja po i përcjell këto zhvillime me shqetësim dhe se do të reagojnë me kohë nëse është e nevojshme.
“Jemi të shqetësuar për vazhdimin e situatës ku nuk ka një depërshkallëzim të tensioneve. Dua të ripërsëris se jemi duke e përcjellë me shqetësim situatën dhe do të reagojmë me kohë në rast se është e nevojshme”, është shprehur Stano.
E në të njëjtën linjë mendimi me ministrin Sveçla është edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, i cili ka theksuar se me këto veprime përmes strukturave ilegale presidenti serb, Aleksandër Vucic, po mundohet të luajë rolin e një (Vladimir) Putini (presidenti rus) të vogël në Ballkan.
“Shpërthimi është shenjë hakmarrje për arrestime tre të arrestuarve të dyshuar për krime lufte. Edhe për të cilët ka fakte edhe pse mediat serbe kanë arsyetim ase këta nuk janë të përfshirë, por Prokuroria Speciale ka fakte se këta janë të përfshirë. Sidoqoftë… vetëm rasteve specifike e kemi pasur një sitat të qetë dhe stabile.
Vuçiq mundohet të luaj rolin e një Putini të vogël në Ballkan, me sistemin e luftës hibride. Ai nuk ka guxim të bëj invadim të Kosovë për shkak të rrezikut nga KFOR dhe NATO. Por mundohet të bëj tentativë mi futë ekstremistët në ato bazat ushtare kah Rashka…”, ka thënë Ibishi në emisionin “FIVE”.
E për ish-hetuesin policor në veri të vendit, Murat Mehmeti, strukturat ilegale dhe organizatat kriminale në veri janë të nën dirigjimin e Ministrisë së Mborjes së Serbisë.
“Njerëzit e Mbrojtjes Civile janë në dirigjimin e Ministrinë së Mbrojtjes… këta kanë filluar të armatosën që një kohë të gjatë, kanë mbajte edhe trajnime… në krye të tyre ka zyrtarë të mbrojtjes që janë të inteligjencës ushtarake e ka emrin VBA (Agjencia e Sigurisë Ushtarake) edhe ata nuk përzgjedhin njerëz të botës. grupet që i udhëheq është personi më i shkolluar në akademinë ushtare, ka qenë studenti dytë më i mirë në gjeneratën tij. Mbiemri i tij është Veselinoviq, nuk e ka kushëri Zvokon”, ka thënë Mehmeti.
Më tej Mehemti ka shtuar se për veprime kriminale ka persona të mjaftueshëm që janë të gatshëm në veri të Kosovës, duke theksuar se asnjëherë nuk ndodhin rastësisht.







