Shpërthimi në Ferizaj, reagon Labinot Tahiri: Lutemi për viktimat

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, i cili vjen nga Ferizaj, ka reaguar pas shpërthimit që la 31 persona të lënduar.

Në reagimin e tij në Facebook, Tahiri ka thënë lutuni për shpëtimin e të lënduarve.

Postimi i tij i plotë:  

Të dashur qytetarë, sot ka ndodhur një shpêrthim në njërin restaurant në Ferizaj!

Lutuni për shpêtimin e atyre qytetarëve të lënduar dhe stafin e këtij restaurani

Zoti ju ndihmoftë edhe mjekëve dhe policëve që po e bejnë punên e tyre..!

Dhashtë Zoti mos të ketë viktima!!!

Zot sjell mirësi