Shpërthimet në bazën ruse, shpallet situatë emergjente në veri të Krimesë

Autoritetet ruse në Krime kanë shpallur një “situatë emergjente” në veri të gadishullit të pushtuar pas shpërthimeve në një bazë ushtarake në distriktin Dzhankoi, shkruan BBC.

“Ne jemi në një situatë emergjente,” tha kreu rajonal Sergei Aksyonov.

Agjencia e lajmeve ruse Interfax thotë se masa “zgjeron kufijtë e situatës emergjente” pas vendosjes në perëndim të gadishullit pas një shpërthimi në një bazë ajrore atje më parë në gusht.

BBC thekson se, sipas rregulloreve ruse, një “situatë emergjente” është e ndryshme nga një gjendje e jashtëzakonshme, e cila mund të futet vetëm nga presidenti dhe mund të sjellë kufizime të rënda për liritë dhe të drejtat e njerëzve.

Kujtomjë se një bazë ushtarake në Krimenë e pushtuar nga Rusia është goditur sot nga një seri shpërthimesh, duke lënë të lënduar të paktën dy persona.