Shpërthime të mëdha në Bejrut VIDEO

Dy shpërthime masive tronditen kryeqytetin libanez, Bejrut të martën por ende nuk ka raportime për dëme ose viktima.

Raportohet që pas këtyre shpërthimeve, janë dëmtuar ndërtesat dhe zyrat përreth qytetit.

Disa stacione televizive lokale raportuan se shpërthimet ishin në portin e Bejrutit.