Shpërthim nëntokësor në New York – Qytetari pëson djegie të shkallës së dytë

Një shpërthim nëntokësor përfshiu një trotuar në Queens të New York.

Një qytetar i cili po kalonte aty pranë pësoi djegie të shkallës së dytë, pasi në momentin e shpërthimit u gjend në hekurat e trotuarit.

Sipas medieve të huaja, Barry West, 57-vjeçar, ishte rrugës për të paguar faturën e telefonit pranë kryqëzimit të Farmers Boulevard dhe Baisley Boulevard në Saint Albans, Queens.

Shpërthimi besohet të ketë ndodhur të enjten e kaluar gjatë pasdites.

West, një baba, u përfshi nga flakët, por arriti të largohej disa momente më vonë, duke parë i habitur nga ajo që sapo kishte ndodhur. Burri po shërohet në Qendrën Mjekësore të Universitetit Nassau.