Shpërthim në trenat që po transportonin grurë drejt Krimesë

Autoritetet e emëruara nga Kremlini në Krime kanë thënë se tetë vagonë të trenit kanë dalë nga shinat shkaku i një shpërthimi.

Mediat ruse kanë raportuar se treni po transportonte grurë në drejtim të Krimesë.

Shërbimet emergjente ruse kanë thënë se incidenti ka ndodhur jo shumë larg qytetit të Simferopolit.

Kryetari i vendosur nga Rusia, Sergei Aksyonov, ka thënë se shërbimi i trenave në gjithë Krimenë është suspenduar përkohësisht shkaku i këtij shpërthimi.

Hekurudhat e Krimesë kanë njoftuar se shpërthimi është shkaktuar nga ndërhyrja e paautorizuar e disa personave.

Në muajt e fundit, rajoni i Krimesë ka qenë cak i sulmeve me bomba.