Shpërthim në restorant, 3 të vdekur

Të paktën tre gra raportohet se kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur e plagosur në qytetin e Kalamatës në Greqi, pas shpërthimit në flakë të një restoranti.

Nga të dhënat e para thuhet se shkak i kësaj ngjarje është bërë rrjedhja e gazit në pjesën e kuzhinës.