Shpërthim në qendër të Madridit, nuk dihet nga çka u shkaktua

Një shpërthim i fuqishëm u dëgjua të mërkurën në pjesën qendrore të Madridit, raportuan disa medie lokale.

Televizioni La Sexta citoi burime qeveritare që kanë thënë se shpërthimi mund të jetë shkaktuar nga rrjedhja e gazit. Sidoqoftë, zyrtarët nuk mundën të ofrojnë ndonjë konfirmim.

Dy dëshmitarë gjithashtu i thanë agjencisë Reuters se kanë dëgjuar një shpërthim të madh.

Në lagjen ku u dëgjua shpërthimi u pa tym, raportuan dëshmitarët.

As shërbimet e emergjencës nuk kanë mundur të konfirmojnë për agjencisë se çfarë ka ndodhur saktësisht.