Ranillugë

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Ranillugë

Në oborrin e një shtëpie në fshatin Kromjan i Epërm në Ranillugë, ka shpërthyer një mjet shpërthyes.

Rasti thuhet se ka ndodhur të enjten në orën 00:40 dhe po trajtohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e tij ka shpërthyer një mjet shpërthyes. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturë, në shtëpi dhe në rrethojën e oborrit të ankuesit nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

*Foto ilustrim