Shpërthim me 10 të vdekur në Bagdad, shumica prej tyre futbollistë

Të paktën 10 persona u vranë dhe më shumë se 20 u plagosën pas një shpërthimi në Bagdadin lindor, Irak, të shtunën, sipas burimeve të sigurisë dhe atyre mjekësore.

Ngjarja ndodhi pranë një fushe futbolli dhe një kafeneje kur shpërtheu lënda plasëse  e vendosur në një automjet.

Kjo nga ana tjetër shkaktoi një tjetër shpërthim në një cisternë LPG aty pranë, thanë burimet e sigurisë

Shumica e viktimave janë futbollistë që ndodheshin në fushë.

Associated Press fillimisht kishte raportuar se shpërthimi mund të ketë qenë për shkak të një problemi teknik.