Shpërthim i fuqishëm në Romë, evakuohen pesë pallate

Një zjarr ka rënë, pasditen e sotme, në një park në lagjen Cedotcelle, në kryeqytetin italian, Romë.

Siç raportojnë mediat italiane, zjarri është përhapur në një qendër demontimi makinash, duke shkaktuar një sërë shpërthimesh në automjetet e grumbulluara.

Zjarrfikëset, policia dhe karabinierët kanë shkuar në vendngjarje. Sipas informacioneve të deritanishme nuk ka viktima, ndërsa është vendosur evakuimi paraprak i pesë pallateve.