Shpërthim i fuqishëm në digën Hoover –konsiderohet rezervuari më i madh në SHBA

Një shpërthim dhe zjarr u raportuan të martën në digën Hoover në Nevada.

Christy Hairston, një turiste, ka publikuar një video të incidentit të ndodhur në pjesën e poshtme të digave gjersa ka raportuar Independent.

“Departamenti i Zjarrfikësve të Qytetit të Boulder është rrugës për një thirrje urgjente në Digën Hoover”, njoftuan zyrtarët e qytetit të Boulderit.

“Nuk ka informacion shtesë në këtë moment”, thuhet më tutje në raportin e parë.

Diga Hoover është rezervuari më i madh në Shtetet e Bashkuara.

Gjeneratorët e digës sigurojnë energji elektrike për shërbimet publike dhe private në Nevada, Arizona dhe Kaliforni.

https://content.jwplatform.com/previews/9tGQQIUp