Shpërthim i frikshëm në një fabrikë, dyshohet për qindra punonjës të vdekur

Një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në Sakarya të Turqisë dyshohet se ka shkaktuar qindra të vdekur.

Autoritetet raportojnë për një numër mes 150-200 punonjësish që gjendeshin brenda fabrikës në momentin e shpërthimit.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit, ndërkohë që ngjarja është tepër e rëndë duke bërë që të shkojnë aty tre ministra të qeverisë.