Shpërthen vullkani më aktiv në Europë

Sicilia nuk ishte e njëjtë në natën e të hënës dhe të martës, kjo pasi vullkani Etna shpërtheu, duke e dërguar llavën në disa metra lartësi.

Llava shpërtheu në dy anët të kraterit të vullkanit, ndërsa hiri mbuloi një pjesë të madhe të zonës. Megjithatë, këtë herë shpërthimi nuk zgjati shumë, si dhe pati një rënie të shpejtë të dridhjeve vullkanike.

Vullkani, 3330 metra i lartë, është më aktivi në Europë, me disa shpërthime përgjatë vitit.