Shpërthen propaganda, portali pro Kurtit: Albini është si Bruce Lee

Portali që mbështet kryeministrin e vendit, Albin Kurtin ka filluan me propagandë pas miratimit të rezulutës kundër referendumit serbë.

Përmes një posti ky portal ka krahasuar Kurtin me aktorin e njohur të filmave Bruce Lee, pasi sipas tyre të dy e luftojnë korrupsionin dhe mafian.

Madje, ata kanë vënë një fotografi ku shtihet trupi i aktorit me kokën e Kurtit.

“Kurti ka marrë epitetin e liderit që lufton korrupcionin, të padrejtën dhe krimin e organizuar. Ja ideja origjinale e një artisiti i cili Kurtin e krahason me aktorin e famshëm Bruce Lee, i cili në botën e filmit njihet për rolet e tij si luftetari i pamposhtur që futet mu në qerdhe të mafias dhe lufton banditët, kriminelët dhe narkobaronët.