Një bombolë gasi ka shpërthyer prapa xhamisë së madhe, tek Argjendarët në Gjilan.
Nga ky shpërthim ka mbetur i lënduar një person. Këtë e ka konfirmuar për, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Po ka ndodhur një shpërthim në një shtëpi private në Gjilan. Si pasojë e këtij shpërthimi është lënduar një person”, ka thënë Hashani për Reporterin,
Ai më tej ka bërë të ditur se dëmet materiale nga ky shpërthim janë tejet të konsiderueshme.
Në shuarjen e zjarrit kanë asistuar zjarrfikësit e qytetit.







