Shpëton piloti

Shpërthen në flakë një avion në Los Anxhelos (Video)

Në Los Anxhelos këtë javë ishte një skenë e një aksidenti të çuditshëm, pasi një avion i vogël shpërtheu në flakë.

Piloti Rob Sandberg kishte arritur të manovronte, duke u hedhur me parashutë, por avioni kishte përfunduar në autostradë, duke shpërthyer në flakë.

Avioni i vogël i përkiste epokës së Luftës së Dytë Botërore, kurse shkaktar i aksidentit thuhet se ishte një defekt në motor.

Sipas mediave lokale, FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po e hetojnë këtë incident.
“Condor Squadron” ishte themeluar në vitin 1962 nga një grup i ish-pilotëve luftarakë dhe avionët e tillë zakonisht përdoren për parada dhe ngjarje përkujtimore nga veteranët.